Pyetja pikante, Musabelliut shkakton të qeshura me përgjigjen e saj
Kandidatja për drejtimin e Prokurorisë së Posaçme (SPAK), Doloreza Musabelliu, u përball me disa pyetje gjatë seancës dëgjimore në Këshillin e Lartë të Prokurorisë. Një nga më të veçantat erdhi nga anëtarja Arta Mandro, e cila e pyeti sesi do të vepronte në rast se ajo i drejtohej Musabelliut për një çështje personale.
Arta Mandro: “Nëse unë do të vija tek ju dhe do kërkoja favore që lidhen me mua, për çështje ku jam e implikuar dhe kam status të veçantë, si do më trajtonit?”
Doloreza Musabelliu: “Favorin do ta kërkonit kundrejt shpërblimit apo jo? Ka rëndësi për kualifikimin, ka vepër apo jo.”
Arta Mandro: “Vlerësojeni vet.”
Doloreza Musabelliu: “Unë do ta pres një person që e njoh, por kur kërkon një favor të caktuar, këtu kërkohet një ndarje. Që nga sot e tutje ne nuk do të jemi më kolegë. Nëse ka edhe elementë të tjerë, do të ndjek rregullat ligjore për të vepruar më tej.”
Momenti shkaktoi fillimisht të qeshura në sallë, ndërsa Musabelliu sqaroi se pyetja kishte për qëllim të përcaktonte nëse kërkesa për favor përbën apo jo vepër penale.
Arta Mandro: “Kafe nuk do më ofronit besoj, apo kakao?”
Doloreza Musabelliu: “Kafe, jo, nuk të ofroj.”
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



