Qëndroi rreth 2 orë në SPAK, Berisha tregon listën me pyetjet që i bënë prokurorët Kraja dhe Millonai
Ish-kryeministri Sali Berisha deklaroi se nuk i trembet asnjë mase, ndërsa theksoi se nëse do të përballet me gazetarët, ai nuk do të ndalet për fjalën e lirë. Në një komunikim për gazetarët pasi dëshmoi për herë të parë në SPAK për çështjen “Partizani”, Berisha tha se beteja e opozitës do të vijojë.
“Tani që thua ti, ajo është një masë staliniste që tregon frikën dhe tmerrin e regjimit nga fjala e Berishës. Sa i përket komunikimit, po më dolën para gazetarët, harroje se do të ndalem për fjalën e lirë.”, tha ai.
Duke u ndalur tek e ardhmja e opozitës, Berisha shtoi; “Opozita ecën në fitore të sigurt.”
Pas daljes nga SPAK-u, ish-kryeministri Sali Berisha u përplas me gazetaren Klodiana Lala, pasi kjo e fundit i bëri disa pyetje.
Ai i theksoi gazetares se nuk është në studio televizive dhe nëse nuk i pëlqen deklarata e tij mund të largohet. Kjo e fundit, e vendosur, vijoi me pyetjet ndaj ish-kryeministrit.
Diskutimi:
Klodiana Lala: Nuk mund të dëgjojmë ligjërata.
Berisha: Nëse nuk do të dëgjosh ligjërata ik dhe mos e zgjat muhabetin, unë të respektoj. Nuk je në studio televizive këtu që bën altoparlantin. Je këtu në konferencë shtypi. Se ç’pretendime kam unë mund t’i them, por ki kujdes.
Klodiana Lala: Aktakuza e qeverisë thotë zoti Berisha që ju keni emëruar njerëz tuaj të besuar. A keni ju një qëndrim për këtë zoti Berisha?
Berisha: Që të gjitha këto janë trillime dhe mashtrime të prokurorisë. Mos ripërtyp shpifjet e tyre. Kontrolli nuk ka asnjë lidhje me privatizimin.
Klodiana Lala: A u denoncua gjenerali?
Berisha: Socialistët e larguan nga detyra gjeneralin. Ai mbante peng gjënë e blerë nga pronarët.

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



