Qeveria e Kosovës sqaron arsyet pse Albin Kurti nuk do të marrë pjesë në takimin e sotëm në Tiranë
Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu, ka njoftuar se kryeministri Albin Kurti nuk do të shkojë në takimin e sotëm me homologun e tij të Shqipërisë, Edi Rama, në kuadër të takimit me liderët e Ballkanit Perëndimor. Kurti është të ftuar për një drekë joformale me Komisionerin Evropian Oliver Varhelyi në Tiranë, por ka konfirmuar pjesëmarrjen e tij në një konferencë në Greqi, e cila ngjarje është e paraparë të zhvillohet në të njëjtën ditë. Megjithatë, Kurti ka njoftuar se do të marrë pjesë në Samitin e Procesit të Berlinit që do të mbahet në Tiranë më 16 tetor të këtij viti.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



