E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Quint: Zbatimi i vendimit për pronat e Manastirit të Deçanit, parakusht për integrimin e Kosovës në institucionet euroatlantike
Bota

Quint: Zbatimi i vendimit për pronat e Manastirit të Deçanit, parakusht për integrimin e Kosovës në institucionet euroatlantike

dhe Bashkimi Evropian i bënë sërish të shtunën thirrje qeverisë së Kosovës që të zbatojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese me të cilin Manastirit mesjetar të Deçanit, i njihet e drejta e pronës në mbi rreth 23 hektarë tokë.

ghkghfkfd

Në një komunikatë të përbashkët, shefat e misioneve të Shteteve të Bashkuara, Gjermanisë, Francës, Italisë, Mbretërisë së Bashkuar dhe Bashkimit Evropian kujtuan se vendimi për pronat e manastirit, rreth 90 kilometra në perëndim të Prishtinës, ishte marrë në maj të vitit 2016.

“Pavarësisht këtij vendimi juridik dhe kërkesave pasuese, vendimi i Gjykatës nuk është zbatuar ende shtatë vjet më vonë”, thuhet në komunikatë në të cilën nënvizohet se këto shtete janë të bashkuara në mbështetje të së ardhmes demokratike dhe evropiane të Kosovës.

Duke theksuar siç thuhet mbështetjen për të ardhmen demokratike dhe evropiane të Kosovës, diplomatët thanë se zbatimi i këtij vendimi është i lidhur me rrugën përpara të Kosovës drejt anëtarësimit në institucione euro-atlantike.

“Sundimi i ligjit dhe respektimi i pavarësisë së gjyqësorit janë detyrime për të gjitha qeveritë e zgjedhura në mënyrë demokratike dhe parakushte të domosdoshme për integrimin e Kosovës në institucionet evropiane dhe euroatlantike, duke përfshirë përparimin e mëtejmë në aplikimin e Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës. Vonesa e mëtejme është vetëm pengesë për këtë përparim”.

Vendimi i gjykatës Kushtetuese është përfundimtar dhe nuk mund të kthehet prapa ndërsa e detyron komunën e Deçanit që t’i kryej procedurat për njohjen e pronës në emër të Manastirit të Deçanit.

Drejtuesit e komunës së Deçanit, nuk pajtohen me vendimin e Gjykatës Kushtetuese pasiqë sipas tyre pronat përreth manastirit janë të dy ndërmarrjeve publike dhe se gjykata ka fuqizuar një marrëveshje të vitit 1997, kur administrata serbe i kishte kaluar në pronësi të manastirit ato toka.

Në muajin shtator të vitit 2021, Gjykata Kushtetuese e Kosovës tha se e ka njoftuar kryeprokurorin e Shtetit, për moszbatimin e vendimit të saj.

Autoritetet në Kosovë kanë bërë thirrje për zgjidhjen e kësaj çështjeje përmes dialogut e marrëveshjes në mes të udhëheqësve fetar dhe popullatës lokale./VOA

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.