E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Qyteti i dytë më i madh ukrainas nën bombardimin rus, kryebashkiaku: Gjenocid
Bota

Qyteti i dytë më i madh ukrainas nën bombardimin rus, kryebashkiaku: Gjenocid

Kryetari i bashkisë së Kharkivit, Ihor Terekhov, tha për CNN se është “absolutisht i sigurt” se qyteti i tij do të mposhtë forcat ruse.

Mes bombardimeve ruse, qyteti i dytë më i madh i Ukrainës ende po reziston, tha Terekhov të martën.

Bombardimet nga artileria e rëndë, sulmet ajrore dhe zjarret në lagjet e banuara e kanë lënë qytetin verilindor të shkatërruar.

“Por Kharkiv ende nuk ka rënë në duart e rusëve dhe do ta përballojë falë ushtrisë ukrainase”, këmbënguli Terekhov.

Gjatë javës së kaluar, forcat ruse shënjestruan zonat e banuara në Kharkiv, duke shkatërruar shkolla, dyqane, spitale, blloqe apartamentesh dhe kisha.

1

Qyteti me 1.5 milionë banorë ka nevojë për “gjithçka” nga ushqimi, ilaçet dhe rrobat, tha Terekhov.

Kharkiv është një nga zonat më të bombarduara në Ukrainë që nga fillimi i pushtimit rus, ndërsa kryebashkiaku i konsideroi sulmet në lagjet me civilë “gjenocid”.

“Çfarë mund të jetë tjetër? Nuk ka infrastrukturë ushtarake, asnjë objekt ushtarak në këto zona. Bombardimet po ndodhin në kopshte, shkolla, maternitete, klinika”, tha Terekhov.

“Nuk është aksidentale. Kur goditen qindra ndërtesa civile, kjo nuk është rastësi. Ky është një sulm i synuar”,shtoi ai.

Kremlini ka mohuar të ketë shënjestruar infrastrukturën civile në Ukrainë, pavarësisht viktimave të shumta të dokumentuara.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.