E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Raketa ruse bie në mes të qytetit, ministri: Putini po vret civilë, ndalojeni!
Bota

Raketa ruse bie në mes të qytetit, ministri: Putini po vret civilë, ndalojeni!

Sulmet barbare me raketa ruse në Sheshin qendror të Lirisë dhe lagjet e banuara të Kharkiv. Putini nuk është në gjendje të shkatërrojë Ukrainën. Ai kryen më shumë krime lufte nga irritimi, vret civilë të pafajshëm. Bota mund dhe duhet të bëjë më shumë. RRITENI PRESIONIN, IZOLOJENI PLOTËSISHT RUSIINË!”.

Kwshtu shprehet ministri i Jashtwm i Ukrainws, Dmytro Kuleba nw njw status nw rrjetet sociale, i cili ka publikuar edhe njw video ku predha ruse bie nw zemwr tw qytetit Kharkiv.

Një këshilltar i presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskiy, tha se Rusia po bombardon qëllimisht qytete, duke përfshirë zonat e banuara dhe infrastrukturën civile, për të përhapur panik tek ukrainasit.

“Perdja ra. Rusia po bombardon në mënyrë aktive qendrat e qyteteve, duke nisur sulme të drejtpërdrejta me raketa dhe artileri në zonat e banuara dhe vendet e administratës, “tha këshilltari presidencial ukrainas, Mykhailo Podolyak.

“Qëllimi i Rusisë është i qartë – panik masiv, viktima civile dhe infrastrukturë të dëmtuar. Ukraina po lufton me nder”.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.