E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Rama anti DEA- FBI dhe një autorizim elektoral lavatriçesh
Sot

Rama anti DEA- FBI dhe një autorizim elektoral lavatriçesh

Basir  Çollaku

Kanë ndodhur shumë zhvillime në pragun e zgjedhjeve vendore të 14 majit, të cilat kanë marrë natyrë të fortë politike. Një ditë pas takimit të Kryeministrit Edi Rama në Berlin, me kancelarin gjerman, Olaf Scholz, ku u theksua se Ballkani do ndiqte udhën e Procesit të Berlinit, ka reaguar Ambasadorja amerikane në Tiranë. Yuri Kim, ka shprehur mbështetjen e këtij projekti duke mënjanuar Ballkanin e Hapur të ngecur në dështim, novelës së fikur pa sukses, duke shënuar një epokë të mbyllur për aksionet euforike të Edi Ramës me vëllazërinë e tij serbe në rajon. Qeveria jonë dhe drejtuesi i saj me telashe penale të shtuara, nuk janë më në një axhendë serioze të BE dhe SHBA. Ortakëria me Mafian, krimi i organizuar dominues kohës dhe pasurisë publike, si fitues terreni të frikshëm, pastrimi i parave në nivele të pahasura kurrë më parë, kontrolli i imtësishëm i ekonomisë, drejtësisë, medieve, jetës politike, eksodi shkretues, janë shenja të monizmit të rikthyer. Janë alarm potencial, për të thelluar krizën me pasoja fatale. Tre ngjarje janë me rëndësi përcaktuese, të lidhura mes tyre dhe mund të kontribuojnë në zgjidhjen ose detstabilizimin pa kthim të vendit.
Së pari DEA
Departamenti i Drejtësisë, Ambasada Amerikane në Tiranë, ndonëse kishin rritur ndaj Ramës dhe qeverisë, mbikqyrjen, trysninë, praninë, këshillimet, së paku nga shtatori i vitit të shkuar, u detyruan të ofrohen ndryshe duke dhënë mesazhe të forta. Ata njoftuan hapjen e një zyre, të DEA, Agjencisë Kombëtare amerikane kundër narkotikëve, duke publikuar një numër telefoni dhe një adresë emaili, ku ftohen shqiptarët të denoncojnë, krimin, korrupsionin, mafian, trafiqet, me garanci sigurie mbrojtjeje dhe ndëshkimi të keqbërësve. Veprimi flet për flagrancë kriminale të institucioneve tona, besueshmëri ndaj publikut, qëndrim jopartneriteti ndaj Kryeministrit dhe qeverisë së tij jo bashkëpunuese, në këtë betejë serioze për sundimin e ligjit. Amerikanët janë sjellë në këtë mënyrë në Kolumbi, vendi destinacion global i kokainës, apo ndonjë shtet tjetër me hartë kriminale të ngjashme. Së fundmi ndodhi në Tiranë. Javë më herët, qeveria, kryeministri, kishte asgjësuar zyrën e bashkëpunimit me DEA. Këto tregues të krizës së Ramës me Amerikën vijnë jo rastësisht. Organizatat kriminale shqiptare me lidhje të forta me Mafian ndërkombëtare kanë shtuar tej imagjinatës aktivitetin e tyre brenda dhe jashtë Shqipërisë. Tonelata kokaine ku gjendej mes tyre edhe ndonjë banane reklamë-plotë në ekranet e mëdha mediatike, vërshonin nga Kolumbia, Ekuadori, Venezuela, Panamaja, Meksika. Vende ku bandat shqiptare u bënë dorë e parë e porosisë së nagrkesave dhe Porti i Durrësit, ishte një formalitet për ecurinë e mëtejshme. Policia, Prokuroria, Ministritë e linjave përkatëse, Gjykata, Shërbimet e Inteligjencës, agjencitë e Zbatimit të ligjit, janë nënshtruar në rastin më mjeran ose blerë në rastin kriminal, rezultat ky si shumicë ndodhie.

Së dyti FBI
Ky është skandali më i madh në 32 vite ku një kryeminsitër përfshihet në një hetim federal në USA, në një histori korruptimi, të një drejtuesi të kundërzbulimit të FBI, agjencisë më serioze në planet. Kjo duke cënuar sigurinë kombëtare të partnerit tonë SHBA, ashtu siç e cilësoi aktin korruptiv të Rama-McGonigal-Deripaska, prokurori federal amerikan në raportimin e tij vjetor në senat.

Pyetja e senatorit Chuck Grassley dhe përgjigjia e prokurorit Merrick Garland, nuk duan komente.
Senatori Chuck Grassley:
“Nëse Departamenti i Drejtësisë merr informacion se persona të huaj kanë pasur evidencë për pagesa financiare jo të duhura apo të paligjshme paguar zyrtarëve të zgjedhur apo personave të tjerë të ekspozuar politikisht, dhe këto pagesa mund të ndikojnë në vendimet politike, a do të përbënte kjo një shqetësim për sigurinë kombëtare dhe a do të kërkonte një hetim të plotë?”

Prokurori Merrick Garland:
“Nëse i përgjigjem ekzaktësisht pyetjes, nëse është agjent i një qeverie të huaj që i kërkon dikujt, që paguan dikë për të bërë gjëra në përkrahje të asaj qeverie të huaj, pa dyshim që mendoj se ky do të ishte problem që cënon sigurinë tonë kombëtare.”
Hetimet vijojnë dhe kryeministri Edi Rama, gjendet shumë herë i përmendur, për dhënie informacionesh për të hetuar e asgjësuar opozitën, për ndere ekonomike e financiare që janë përfituar nga miqtë e tij të kësaj dosje në Shqipëri. Apo hyrje dhe dalje emrash të disa biznesmenëve, bashkiakëve, ministrave, në listën e zezë amerikane, si raste gjobvëniesh. Kjo jo vetëm në Shqipëri por në gjithë rajonin, duke kapërcyer edhe në Bruksel e Berlin.

Së treti Autorizim për lavatriçe zgjedhore
Regjim monist i Edi Ramës, me përdorjen e një pjese të opozitës, duke vënë poshtë këmbëve gjykatën, Komisionin Zgjedhor, me ndërhyrje të pazakontë e paligjshme të pale diplomatike të interesuar jo për funksionim demokracie. Opozitarët për herë të dytë pas 2019, nuk lejohen të votojnë. Ish-kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, i dorëhequr, vazhdon të jetë kryetar të autorizojë me shkresa të dyshimta pa fuqi ligjore, dhënien me qera të subjektit të drejtuar për 10 vite, me rezultate asnjëherë fituese. Dikur qoftëlargu në diktaturë lëshonte për të përkedhelurit e parties, autorizime për televizorë, lavatriçe, apo pajisje të tjera elektroshtëpiake. Basha mendon se është kryetar jashtë Shqipërisë, Alibeaj mendon se ndihet si kryetar nga një autorizim, pa parti dhe pa forume. Bashkë kanë marrë me bekimin e Ramës një vulë në Gjykatë, dhe kanë dalë rrugëve për të gjetur kandidatë.

Partia Demokratike, ajo ku është anëtarësia masivisht, e cila ka votuar me primare dhe ka zgjedhur kandidatët me votë, nuk lejohet të hyjë në zgjedhje. Sepse dikush dhe disa opozitarë me mandate të kapur vite më parë, janë duke bërë biznes në emër të saj, duke urdhëruar zgjedhje njëpartiake për të dytën herë në Shqipëri. Se si ekziston demokracia, kur nuk lejohen zgjedhjet e gjysmës së popullsisë, këtë e dinë mirë diplomatët shëtitës nëpër zyra publike, duke urdhëruar vendime të paligjshme. Ky është investim keqbërës për destabilizimin e stabilitetit…

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.