Rama bëhet i famshëm me MEME në mediat italiane: Kryeministri shqiptar “shuplakë” turistëve italianë, ironizon eksodin e 1991
Një meme e kryeministrit Edi Rama e publikuar në faqen e tij në Facebook ka bërë bujë në mediat italiane.

Një ditë më parë kryeministri Edi Rama krahasoi shqiptarët që iknin në Itali në vitin 1991 me turistët italiane që tashmë vijnë për pushime në vendin tonë.
“Shqiptarët nisen për në Itali 1991! Italianët nisen me pushime drejt Shqipërisë 2023”, thuhet në mëmën që ka publikuar Rama ne gjuhen italiane, ndërsa e shoqëron me një foto nga eksodi i shqiptarëve. “…dhe prit, s’keni parë gjë akoma”, vijon kryeministri.

Por mediat italiane shkruajnë se kjo është një “shuplakë” e kryeministrit Rama për turistët italianë.
“Kryeministri shqiptar Edi Rama i gëzohet numrit të turistëve italianë në Shqipëri dhe në rrjetet sociale publikon një fotomontazh që ngjall diskutime”, shkruan Il Giornale.
Ironia e kryeministrit shqiptar u shkaktua pas një sërë artikujsh, të cilët – edhe në Itali – nxirrnin në pah se si në fakt është rritur nurmi i turistëve italiane në vendin fqinj ballkanik, vijon gazeta.

Edhe Corriere shkruan se “kryeministri Rama ironizon eksodin e 1991-shit”.
“Kryeministri shqiptar Edi Rama kujton përmes rrjeteve sociale se si kohët kanë ndryshuar – dhe rrjedha është kthyer mbrapsht. Në një postim në Instagram, kryeministri tregon dy momentet nga ulja e anijes “Vlora” në portin e Barit tashmë tridhjetë e dy vjet më parë”, vijon shkrimin gazeta italiane.
“Nëse më parë ishin shqiptarët që u larguan nga vendi në Itali pas gati gjysmë shekulli diktaturë komuniste, sot janë italianët ata që “pushtojnë” Shqipërinë për të kaluar pushimet buzë detit përgjatë brigjeve nga veriu në jug, veçanërisht midis Vlorës , Sarandes dhe Ksamilit. “Dhe prisni, nuk keni parë gjë akoma”, është mesazhi i Ramës që shoqëron fotomontazhin ku etiketon Corriere”, shkruan gazeta italiane.


Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco


