E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Rama bëri ambasador në NATO Visho Ajazin si shpërblim që të mos hapë përgjimet për Dakon, Olsin me njerëz të krimit?!
Uncategorized

Rama bëri ambasador në NATO Visho Ajazin si shpërblim që të mos hapë përgjimet për Dakon, Olsin me njerëz të krimit?!

Ka shkaktuar përplasje të forta por dhe hamendësi dorëheqja nga kreut i SHISH i Visho Ajazi Likës dhe propozimi i “rrufeshën” nga ana e kryeministrit Edi Rama si ambasador në NATO. Një varg teorish konspirative janë ngritur rreth këtij fakti ku mes të tjerave herë cilësohet si heqje qafe e Vishos nga ana e Ramës dhe herë si diversion ndaj Berishës, i cili e ka llogaritur gjithnjë një shërbyes të mirë ish kreun e SHISH.

Duke qënë se Visho Ajazi Lika nuk ka pasur ndonjë marrëdhënie të mirë me kryeministrin Rama, madje e ka vënë në mënyrë të vazhdueshme nën përgjim atë dhe ish kreun e Kuvendit Ilir Meta që në momentin e bisedimeve për arritjen e marrëveshjes së koalicionit të 1 prillit 2013 duke vënë në dijeni ish kryeministrin Berisha, propozimi ambasador në NATO ka tingëlluar i çuditshëm.

Burime jo zyrtare bëjnë me dije se Rama në propozimin e Visho Ajazi Likës për ambasador në NATO ka tentuar t’i mbyllë gojën që të mos hapë “kapakun” e përgjimeve të SHISH. Ku sipas këtyre burimeve, bëhet me dije se janë në “tavë” kreu i bashkisë Durrës njëherësh anëtar i kryesisë së PS Vangjush Dako me njerëz të krimit. Por dhe të Ramës me Dakon rreth këtyre njerëzve si dhe për afera të ndryshme, të Dakos me vëllain e Edi Ramës, Olsi. Mësohet se bisedat e përgjuara kanë të bëjnë me gjetjen e burimeve fiunancioare për blerjen e votës dhe të njerëzve që do të mblidhnin vota në zgjedhjet e 25 qershorit për llogari të Dakos.

Në mënyrë që ai të figurote në radhët e anëtarëve të kryesisë që shënonte rritje votash për PS. Gjë që e bëri në Durrës. Këto burime bëjnë me dije se janë biseda të përgjuara mes këtyre njerëzve dhe kriminelëve më të rrezikshëm të Durrësit, të cilëve iu janë premtuar marrja e tenderave për pastrimin e qytetit, për riciklimin e plehrave në këmbim të financimit dhe marrjes së votës. Por dhe demokratët kanë hedhur afërsisht të njejtat akuza, duke këmbëngulur se janë dhe shërbimet partnere që kanë përgjime të Dakos me këta njerëz të krimit dhe duke e lidhur këtë me largimin e ish kreut të SHISH.

Sipas Bashës madje këto prova janë nën hetim nga Prokuroria e Krimeve të Rënda. Pikërisht kjo dhe sipas opozitës është një nga arësyet e dorëheqjes së papritur të shefit të inteligjencës shqiptare. Gjithsesi gjithçka mbetet në trajtën e hamendësimit, përderisa ende s’ka burim zyrtare për hetim zyrtar të këtyre përgjimeve./Pamfleti

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.