E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Rama foli sot në telefon,me ish-ambasadorin John Boltoni cili  kërkon ndarjen e Kosovës
Bota

Rama foli sot në telefon,me ish-ambasadorin John Boltoni cili kërkon ndarjen e Kosovës

Sërish i dështoi propaganda.

Edi Rama nuk e ka marrë veten që prej goditjes që i dhanë studentët dhe propaganda e tij, nuk jep më efekte.

Sot erdhi në Kuvendin e Shqipërisë, vetëm për të dhënë një lajm, që ai mendoi se do e godiste opozitën.

Edi Rama tha se sot do të fliste në telefon me Shtëpinë e Bardhë në Uashington.

Por me kë foli Edi Rama në telefon dhe pse i ranë atij.

Siç edhe vetë Rama e deklaroi në Twitter, ai bisedoi me John Bolton, ish-ambasador i SHBA dhe tani këshilltar i Donald Trump.

Bolton është një nga njerëzit më aktivë në ndarjen e Kosovës dhe dhënien e një pjese Serbisë.

Por idetë e tij Bolton nuk i ka të sotme. Ai ka qenë gjithmonë kundër Kosovës dhe shqiptarëve në përgjithësi.

12 vite më parë, John Bolton do të shprehej se SHBA do të bënt gabim nëse njihte Kosovën shtet.

Sipas televizionit serb B92 Bolton do të shprehej:

Politika që SHBA ndoqi ndaj Kosovës ishte e gabuar. Nuk duhet të njihej pavarësia.

Ai mendon se një zgjidhje duhet të bazohej mbi një marrëveshje midis dy palëve. Duke folur në një program në gjuhën serbe në BBC, Bolton shtoi se Departamenti i Shtetit ‘kishte udhëhequr politikën anti-serbe që nga shpërbërja e ish-Jugosllavisë, duke mos bërë dallime mes Serbisë demokratike dhe asaj të dikurshme, të regjimit të Sllobodan Millosheviçit.

‘Unë mendoj se SHBA do të bënin gabim nëse do ta njihnin në mënyrë të njëanshme Kosovën. Zgjidhja e vetme e arsyeshme do të rezultojë bisedimet midis serbëve dhe shqiptarëve të Kosovës. Një zgjidhje potenciale e imponuar mund të çojë në dhunë, e cila është në interesin e askujt’, thoshte Bolton në shtator të 2007, vetëm pak muaj para shpalljes së Kosovës si e pavarur.

Ky është njeriu me të cilin sot Edi Rama bisedoi në telefon dhe e gjithë biseda lidhej me ndarjen e Kosovës, një projekt i kundërshtuar nga shqiptarët, por i mbështetur dhe promovuar nga Edi Rama, Hashim Thaçi dhe sigurisht Aleksandër Vuçiç i cili është edhe përfituesi kryesor i këtij plani.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.