Rama i quan humbësa 12 drejtuesit e qarqeve, të PD: Njëri më i lodhur se tjetri!
Kryeministri Rama ka ironizuar 12 drejtuesit e qarqeve të Partisë Demokratike. Ai tha se emrat e lodhur nxorën ‘fitues’ Lulzim Bashën disa herë e tani duan të nxjerrin fitues edhe Berishën.
Ai u shpreh se që kur u mësuan emrat e tyre, socialistëve u iku dëshira për betejë.
Kryeministri Edi Rama pretendoi se PS do të fitojë sërish zgjedhjet parlamentare të vitit 2025 dhe opozita do të ketë humbje të thellë.
Gjatë fjalës në Asamblenë e PS-së, Rama tha se opozita nuk do të marrë më shumë mandate se në vitin 1997.
“Ne nuk hedhim fall, por analizojmë dhe parashikojmë. Mbajeni mend këtë që do t’ju them: PD zor se merr më shumë mandate sesa mori në vitin e zi 1997. Mbajeni shënim”, deklaroi ndër të tjera kreu i qeverisë
“Besoj edhe juve si mua ju iku dëshira për betejë kur morëm vesh lajmin. Të gjithë humbësa e të raskapitur. Që e nxorën Lulin e shkretë sa e sa herë fitues e tani do nxjerrin fitues katin e tetë. Edhe pastaj thonë se nuk fitohet përballë diktaturës së Edi Ramës. Në fakt diktatura jonë është si e Agim Fagut dhe Gazment Çaçit në basketboll. Kur i shihje në nxemje thoje, aha me këta nuk fitohet. Por kur fillonte loja, edhe rezervat të dukeshin yje. Dhe fundi ishte dëshpërues, fitonte diktatura e kuqe. Mbaronte kampionati dhe ne shkonim në plazh ndërsa diktatorët nisnin stërvitjen për kampionatin tjetër”, tha kryeministri gjatë Asamblesë së PS.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



