Rama i turret Metës: Gojë e shqyer e…p
Kryeministri Edi Rama ka reaguar ashpër ndaj presidentit Ilir Meta, pas deklaratave që ky i fundit ka bërë për zgjedhjet e 25 Prillit, ku sipas tij vendit i duhet një përmbysje demokratike.
Rama shprehet se Meta është duke përdorur presidencën dhe funksionin që ka, për të ruajtur sadopak nga shkatërrimi ”thesin e LSI-së”.
Rama: Ke të drejtë Ilir, Shqipëria nuk futet dot në thes, shumë mirë e paske thënë! Prandaj boll e përdore Presidencën e Republikës si thes për atë farë LSI-je dhe Presidentin e Shqipërisë si gojën e shqyer të atij thesi!
Postimet që bëri më herët presidenti Meta: Shqipëria nuk futet dot në thes nga një çetë me banditë, oligarkë dhe arrogantë. HARROJENI! Më 25 prill 2021, Shqipëria në dorë të shqiptarëve!
Zgjedhjet duhet të ishin mbajtur me kohë. PËRMBYSJE DEMOKRATIKE më 25 PRILL 2021
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco


