E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Rama-kritikëve: Do ta bëjmë me çdo kusht Amnistinë Fiskale
Lajme

Rama-kritikëve: Do ta bëjmë me çdo kusht Amnistinë Fiskale

Në një takim në atë që Edi Rama e cilëson Dita e Diasporës, Edi Rama është shprehur se do ta bëjë së s’bën amnistinë fiskale, për të cilën SHBA-ja dhe BE-ja janë shprehur në mënyrë kategorike kundër.

Gjatë fjalës së tij, ai u shpreh se nuk pyet për kritikat dhe se ndërkombëtarët do ta kuptojnë në fund, ndërsa ka theksuar se Italia e bën në çdo tre vite, por harron se në Itali, ndryshe nga Shqipëria, atje nuk mund të pastrosh paratë, siç mund të bësh në Tiranë me ndërtimet.

‘Ne do ta bëjmë amnistinë fiskale me çdo kusht. Edhe bashkësia ndërkombëtare dhe BE do ta kuptojë. Për sa kohë e bën Italia një herë në tre vite, s’kemi pse mos e bëjmë.

Nuk kemi pse të privohemi se jemi të vegjël dhe na paragjykojnë përtej çdo logjike. Është e rëndësishme për emigrantët dhe gjithë shqiptarët se është fenomen masiv i prodhuar nga sakrificat e jashtëzakonshme dhe një sasi pune e kryer në zonën informale të ekonomisë në vendet e zhvilluara që po ti mblidhen të gjitha orët që shqiptarët i kanë falur me djersë e gjak ekonomisë informale në vendet e zhvilluara atëherë do na rezultonte një volum skllavërie i  paimagjinueshëm.

Sot shqiptarët si komb janë shumë më të ditur dhe të aftë prej emigracionit’, tha Rama gjatë fjalës së tij.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.