E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Rama-Kumbaro, i kanë restauruar prokurorit Kol Hysenaj, vilën 316 m2 me 4 kate në Korçë, si “Banesë në Listën UNESCO”
Sot

Rama-Kumbaro, i kanë restauruar prokurorit Kol Hysenaj, vilën 316 m2 me 4 kate në Korçë, si “Banesë në Listën UNESCO”

Skandal/ Rasti i prokurorit Hysenaj që ka arritur deri shërbëtor lolo i Ardi Veliut, tregon se ekzemplarët vemje të drejtësisë së kalbur në korrupsion e lidhje me krimin, të cilët zbatojnë verbalisht e me përulje, urdhërat e kupolës së politikës e pushtetit, shpërblehen me karrierë, me shërbime e shpërblime, vende pune me mundësi të shumta përfitimi për familjarët dhe me lejim për shtim e fshehje pasurie

Një dokument zyrtar, i shoqëruar me informacion të detajuar, nga burime brenda policisë kriminale, denoncon me fakte konkrete, jo vetëm pasurinë e fshehur të prokurorit të Tiranës, tropojanit Kol Hysenaj, por dhe burimet e sigurimit të saj, nëpërmjet shpërdorimit të detyrës, me hapje-mbyllje dosjesh për bosët e krimit dhe politikës.

Sot, po publikojmë vetëm skandalin e një vile luksi, dhe të një banese tjetër, që prokurori i Tiranës, tropojani Kol Hysenaj, ka në qendër të Korçës, si pjesë e vilave dhe apartamenteve që ka në qytete e zona të tjera turistike, nga veriu në jug e nga lindja në perëndim të Shqiprisë, por dhe jashtë kufijve, si shumë shefa e kolegë të tjerë.

Nuk e dimë nëse e di Niko Peleshi, por vila e Kol Hysenajt, me sipërfaqe 316 m2, e ndodhur në rrugën “Sotir Peci”-Korçë, me strukturë 3 kate+ 1 kat Papafingo, është blerë me vlerën 100 mijë euro, në datën 13.07.2016, siç deklaron, me kursime nga pagat dhe biznesi bar-kafe i gruas.

Por, për ta bërë sa më komode si strukturë e për t’i shtuar 1 kat Papafingo me strukturë druri, si shpërblim për shërbimet e shumta, që ka bërë ndaj shefave të “Rilindjes”, ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro, me urdhër të kryeministrit Rama, regjistroi vilën e prokurorit Kol Ndoc Hysenaj në Korçë, në listën ndërtesave “Trashëgimi kulturore që mbrohen e trajtohen nga UNESKO”, duke e përfshirë në fondin e resturimeve të vitit 2017, me vlerë 87 milionë lekë nga taksat publike.

Ky restaurim, i shtoi edhe 1 kat ndërtesë e 1 kat Papafingo të shfytëzueshme vilës së prokurorit Kol Hysenaj, sipas projektit të Drejtorisë së Monumenteve të Kulturës, bërë me Vendim Nr. 48, datë 05. 04.2017 të Ministrisë së Kulturës, firmosur nga ministrja Mirela Kumbaro (Furxhi), me urdhërin: “Hyn në fuqi menjëherë”, projektuar nga arkitekti Aleko Papakozma, zbatuar brenda 4 muajve nga Arta Dollani, Sekretare e Këshillit Kombëtar të Restaurimeve.

Prej 1 viti, vila e prokurorit Kol Hysenaj në qendër të Korçës është bërë luks si vlerë trashëgimive kombëtare dhe e UNESKO, me 87 milionë lekë nga fondet e restaurimeve, që janë taksa publike, ndërkohë që po pranë kësaj vile, prokurori Kol Hysenaj, ka dhe 1 banesë tjetër me sipërfaqe 50.9 m2, blerë me 25 mijë euro, në datën 4.10.2016, ose 3 muaj pas blerjes së vilës “muze” 316 m2, të cilën, kryeministri Rama, ka urdhëruar t’ia restaurojnë e zgjerojnë edhe me 60 m2 sipërfaqe e 2 kate shtesë.

NË VIJIM, do të publikojmë faktet konkrete, lidhur me historinë e “blerjes apo dhurimit” të vilës dhe banesës tjetër në Korçë nga disa “miq punësh”, si dhe motivet, se përse kryeministri Rama, ministrja e Kumbaro dhe Sekretarja e Monumenteve, Arta Dollani, kanë futur në listën e trashëgimisë të UNESKO dhe kanë restuaruar me taksat publike, vilën e prokurorit Kol Hysenaj, por edhe fakte të tjera, se ku punojnë familjarët e këtij prokurori pazarxhi, “lëndë e parë e zezë” për fushën e “Veting”-ut./Pamfleti

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.