E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Rama  në “QS”: Te UBT ne kemi marrë një cep të fushës për ta bërë shkollë
Bota

Rama në “QS”: Te UBT ne kemi marrë një cep të fushës për ta bërë shkollë

Mëngjesin e sotëm, kreu i qeverisë Edi Rama i shoqëruar nga kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, kanë inspektuar punimet në tre godina që kanë përfunduar në Qytet Studenti deri tani pas nisjes së rikonstruksionit disa muaj më parë.

Rama tha se në mandatin tjetër të bashkisë së Tiranës do të fillojë ndërtimi i kampusit, ndërsa tha se gjatë viteve të qeverisjes së PD-së është abuzuar me kthimin e pronave në këtë zonë, si dhe me privatizimin e godinave.

“Kemi problem rimarrjen e hapësirave, pasi një pjesë janë të abuzuara nga kohët e mëparshme me kthimin e pronave që nuk duhet të kishin ndodhur dhe janë bërë në shkelje të ligjeve. Në mjediset shkollore edhe ligji e ndalonte kthimin e pronës. Janë bërë abuzime të mëdha me godinat, që i takojnë Qytet Studentit dhe janë privatizuar.

 

Gjë që lidhet me funksionim e të gjithë projektit. Po përgatisim inventarin. Projekti i ndërtimit të hapësirave të reja, rekreative, apo akademike është duke u zhvilluar. Deri në fund të këtij mandati të gjithë konviktet e Shqipërisë do të jenë ndërtuar me këtë standard. Me fillimin e mandatit të ri të bashkisë së Tiranës do të ecim me punën për kampusin, investim goxha i madh, por do të bëhet, ashtu sikur do të fillojmë në fund të këtij viti investimet për laboratorët’, u shpreh Rama.

Nga ana tjetër Veliaj tha se “Situata te Bujqësori është nga problematikat për nga zhvillimi. Është mes Kamzës dhe Tiranës. Ne kemi marrë një cep të asaj fushës për të bërë shkollën. Nëse e duan me mur apo ndarje në vete jemi gati ta bëjmë. Por ai komunitet prej vitesh lëngonte për një shkollë. Toka i është shpronësuar privatit. Kjo është politike. Sot kanë një mbledhje Senati dhe besoj se i kanë thirrur mendjen. Autorët e planit të vjetër vetë kanë firmosur që aty të kishte pallate” tha Veliaj.

 

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.