Rama paralajmëron për kabinetin e ri qeveritar
Kryeministri Edi Rama ka mbledhur pasditen e kësaj të hëne Asamblenë Kombëtare të Partisë Socialiste.
Mbledhja zhvillohet në ambientet e “Xibraku-t”.
Kryeministri do të mbajë fjalën e tij ku dhe ka bërë me dije se do të propozojë Sekretariatin e ri Ekzekutiv të partisë dhe do të paraqiten propozimet që do t’i drejtoj nesër Presidentit të Republikës për kabinetin e ri qeveritar
“Në 17.00, fjala ime drejtuar Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste, propozimi i Sekretariatit të ri Ekzekutiv të partisë dhe paraqitja e propozimeve që do t’i drejtoj nesër Presidentit të Republikës për kabinetin e ri qeveritar”, shkruan Rama në rrjetet social

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco


