E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Rama, pas Bregu në kalanë e Gjirokastrës për “Ditën e Europës”
Sot

Rama, pas Bregu në kalanë e Gjirokastrës për “Ditën e Europës”

Mori pjesë në aktivitetin sëbashku me  Ramën.

Deputetja e PD-së, Majlinda Bregu ishte e pranishëm pasditen e sotme në një aktivitet të zhvilluar për ditën e Europës në Gjirokastër.

Prania e Bregut në këtë aktivitet ku ishte pjesë edhe kryeministri Edi Rama u komentua shumë në media si një braktisje që i ka bërë ajo PD-së.

Ndërsa përmes një statusi në profilin e saj në ‘Facebook’, Bregu shkruan se ajo do të jetë në çdo aktivitet ku bëhet fjalë për Europën.

“Eshte i treti vit qe Dita e Europes udheton ne kryeqendrat e kultures shqiptare.  Sot ishte ne Kalane e Gjirokastres. Me nje performance te shkelqyer te Robert Bisha & Fanfara Tirana.  Nuk di ku do te jete vitin tjeter, por do te jem perseri kudo ku te kujtohet dita e Bashkimit te Europes!

Te asaj Europe qe u be fati im politik!

Kujtdo nuk i pelqen, le te marre fryme e te mendoje mire cila eshte e ardhmja qe Shqiperia meriton!

Do ta ndjek Europen kudo te jete neper Shqiperi!”, shkruan Bregu

https://www.facebook.com/majlindabregu.al/videos/1010852609045992/

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.