E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Rama për PD-së dhe LSI-së: Po lëvizin çdo gurë për të penguar integrimin, kur ndodhi Gërdeci unë…
Politikë

Rama për PD-së dhe LSI-së: Po lëvizin çdo gurë për të penguar integrimin, kur ndodhi Gërdeci unë…

Pas largimit të PD-së dhe të LSI-së nga salla e Kuvendit, Rama u shpreh se mungesa e votës së tyre për rezolutën ku kërkohet çelja e negociatave, rrezikon rrugën e Shqipërisë drejt BE-së.

Pjesë nga deklarata e Ramës: Sot është hera e parë që një parti braktis sallën e Kuvendit, kur bëhet fjalë për një interes kombëtar të kësaj natyre. PS erdhi në Kuvend kur bëhej fjalë për hyrjen në NATO dhe kountribuoi në hartimin e kësaj projekt-rezolute, ndërsa votoi unanimisht me PD-në që ishte në qeveri.

Ndërkohë që në të njëjtën kohë ndodhi dhe tragjedia e Gërdecit, ndërsa unë u kritikova se pse nuk e kthyem politik këtë moment që mund të dëmtonte hyrjen e Shqipërisë në NATO.

Kjo rezolutë që do të votohet sot është një vullnet i të gjithë qytetarëve shqiptarë, ndodh ajo që se ka bërë asnjë parti politike kurrë më parë, ikin nga salla, refuzojnë të votojnë një rezolutë që kërkon çeljen e negociatave.  

Duke u votuar vetëm nga ne, nxjerr një tjetër problem në korridoret e BE-së, pasi zërat kundërshtarë mund ta kenë një arsye më shumë që të thonë se ‘’parlamenti i shqipërisë nuk është dakord në mënyrë unanime për hapjen e negociatave”.

Shqipëria është i vetmi rast ku nuk ka konsensus dhe unitet kombëtar në komunikimin me të huajt, po ka një opozitë që nuk lë gur pa lëvizur për ta shkatërruar këtë proces.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.