E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Rama publikon pamjet  e kullave  fituese: Kursehen miliona!
Lajme

Rama publikon pamjet e kullave fituese: Kursehen miliona!

Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamjet me projektet fituese të konkursit të kombëtar të Korporatës Shqiptare të Investimeve. 

MixCollage-18-Sep-2024-09-19-AM-2786

Rama shprehet, përmes AIC, se shteti përfiton në rolin e pronarit “4 projekte të cilat do të hidhen në garë të hapur për ndërtimin me sipërmarrje të një kompleksi administrativ, për sistemimin e një numri të konsiderueshëm institucionesh publike, të kompleksit të ri të Kadastrës Shtetërore, si edhe të dy godinave multifunksionale”.

Kreu i qeverisë u shpreh se në këtë mënyrë kursehen miliona euro në vit, që sipas tij shkojnë për zyra me qira.

“MIRËMËNGJES 😊 dhe me projektet fituese të të parit konkurs ndërkombëtar, ku shteti përmes Korporatës Shqiptare të Investimeve (AIC), përfiton në rolin e pronarit, katër projekte të cilat do të hidhen në garë të hapur për ndërtimin me sipërmarrje të një kompleksi administrativ, për sistemimin e një numri të konsiderueshëm institucionesh publike, të kompleksit të ri të Kadastrës Shtetërore, si edhe të dy godinave multifunksionale, duke kursyer kësisoj miliona euro në vit që shkojnë për zyra me qera e duke krijuar gjithashtu një platformë të re zhvillimi të pronës publike, sipas modeleve më të mira europiane, si edhe transformimi të infrastrukturës së shërbimit publik në funksion të Vizionit Shqipëria 2030, ju uroj një ditë të bukur🫶”, shkruan Rama.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.