E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Rama publikon videon nga Rruga e Arbrit
Politikë

Rama publikon videon nga Rruga e Arbrit

Kryeministri Edi Rama ka postuar sot ne faqen e tij ne FB, nje video me shtrirjen e gjurmës së Rrugës së Arbërit.

Rama-asamble

 

 

Bashke me pamjet e publikuara, Rama ka edhe nje mesazh te forte per te gjithe ata qe sic shkruan ai “nuk dinë ç’janë PPP-të dhe hutohen e çoroditen nga gojët e shthurrura të politikanëve e komentatorëve parazitë, hipokritë e cmirëzinj, ja ku e kanë një shembull të thjeshtë”.

Postimi i Rames

VIJON… shtrirja e gjurmës së Rrugës së Arbërit, përgjatë të cilës do të shpaloset jo vetëm për dibranët, po për të gjithë shqiptarët dhe flukset e turistëve që kjo rrugë do të tërheqë drejt mrekullive natyrore të Dibrës, një tjetër pjesë e panjohur e trupit të mahnitshëm të Shqipërisë që duam☀️🇦🇱

Rruga e Arbërit është një vepër inxhinierike komplekse, e cila po bëhet realitet pas dhjetra e dhjetra vitesh pritje e premtime, falë një Partneriteti Publik Privat, ku kompania investon kapital privat për realizimin e saj, BRENDA VITIT 2021, ndërsa shteti e shlyen kompaninë, BRENDA VITIT 2031😊

(Ata që nuk dinë ç’janë PPP-të dhe hutohen e çoroditen nga gojët e shthurrura të politikanëve e komentatorëve parazitë, hipokritë e cmirëzinj, ja ku e kanë një shembull të thjeshtë👆:

Atë që shteti mund ta bënte për 13 vjet (sepse ka edhe shume e shumë gjëra të tjera për të bërë dhe s’’mund t’i hedhë tërë ato fonde në gjë të vetme), investimi i kapitalit privat e bën për 3 vjet, në marrëveshje me shtetin, që garanton shlyerjen e investimit🤝

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.