E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Rama replikon me Dritan Zaganin:Falë budallallëkut tënd po jetoj si zotëri
Sot

Rama replikon me Dritan Zaganin:Falë budallallëkut tënd po jetoj si zotëri

Ish-zyrtari i lartë i policisë, Dritan Zagani, i ka dërguar kryeministrit Rama reportazhin e RAI 3 ‘Narcotica-Albania’ lidhur me prodhimin e trafikun e drogës në Shqipëri.

Zagani i shkruan Ramës se shumë shpejt do i dërgojë kreut të qeverisë edhe pjesën e dytë të reportazhit ndërkohë që i kujton Ramës edhe përgjimet e Bild duke e paralajmëruar për publikimin e të tjera materialeve.

‘Po ta nis këtu që ta ruash, se ata talionët për 1 javë do e heqin nga rrjeti gratis e pastaj do të duhet të harxhosh lekë për ta parë. Meqë je edhe nikoqir i madh ta dërgova gratis ta kesh. Kjo është seria e parë, shpejt do të dërgoj edhe të dytën. Ah se desh harrova, të fala ke nga ai miku ynë i Bild. Këto ditë do dalim me atë që të kemi premtuar. Pushime të mbara lartmadhëria juaj.’ – shkruan  Zagani në mesazhin e parë dërguar Ramës.

Ky i fundit i është përgjigjur e ka replikuar me Zaganin duke i thënë se për të dhe e të tjerë, ai rron 1000 vjet.

‘Ore veshëgjatë që svë as emrin ik e mos e përdor më këtë nr se për zagare se ti e si ata që jetojnë nëpër puseta rroj njëmijë vjet unë .’ – përgjigjet Rama.

Zagani më pas i përgjigjet Ramës duke i thënë se falë tij e ish-ministrit të Brendshëm, Tahiri, ai jeton si njeri i lirë në një vend të lirë duke i thënë se do ia dërgojë filmat e Bild e RAI.

‘Po po, rron se askush s’po të kërcënon o lartmadhëri. Unë thjesht të dërgova gratis serinë e radhës së Narkotica meqë tha shoku Koço se i ke pasion këto gjëra. Pastaj kush tha se rrojmë nëpër puseta      o i madh për trupi. Falë teje dhe budallallëkut tënd po jetoj si zotëri dhe për këtë duhet të falenderoj ty të parin e pastaj njëçikë pjesë e ka edhe Saja. Meqë s’më paske njohur ta them unë emrin o i madh. Unë quhem Dritan Zagani dhe jam një njeri i lirë që po i gëzohem jetës i lirë, pa ankthet e tua se të sajes jo se jo. Nejse po s’të pëlqen ky filmi duro se do të dërgoj së pari atë të Bild, pastaj direkt serinë e dytë të kësaj. Klm.’ – mbyll mesazhin e tij Zagani.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.