Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka zhvilluar një takim online me Komisionerin për Zgjerimin, Oliver Varhelyi. Lajmi është bërë i ditur nga diplomati në rrjete sociale.
Përmes një shënimi në twitter, Varhelyi thotë se është diskutuar për mbështetjen që nevojitet për përballimin e Covid-19, për samitin e Sofjes javën e ardhshme dhe për rrugëtimin në BE.
Komisioneri për Zgjerimin tha se është folur për të finalizuar së shpejti përmbylljen e kornizave të negociatave dhe shpreson që vendi ynë të përparojë në rrugën e BE-së.



