E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian Viola von Cramon: Jam kundër bashkimit të Kosovës me Shqipërinë
Bota

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian Viola von Cramon: Jam kundër bashkimit të Kosovës me Shqipërinë

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon ka shprehur qëndrimin e saj kundër bashkimit të Kosovës me Shqipërinë. Ajo ka thënë se është qasje e gabuar për Kosovën nëse mendon se do i zgjidhë problemet e saja përmes një unioni eventual me Shqipërinë.

Viola von Cramon

 

“Është një gabim të krahasohet një ide bashkimi me Shqipërinë, si alternativë ndaj anëtarësimit në Bashkimin Evropian, veçanërisht si lloj opsioni rezervë, në rast se Kosova mbetet jashtë BE-së për një kohë më të gjatë”, tha Cramon.

Sipas saj, kjo nuk është një alternative, e as një zgjidhje për problemet të cilat qytetarët e Kosovës duan t’i zgjidhin.

Ajo theksoi se votuesit presin zgjidhje reale nga politikanët dhe jo nga parullat e tilla.

“Një referendum i tillë nuk do të ndihmonte askënd dhe sigurisht nuk do të ndihmonte në vështirësitë e Kosovës në skenën ndërkombëtare”, ka deklaruar Cramon për RTVD, transmeton Telegrafi.

Kjo përgjigje erdhi pasi kryesuesi i listës së AAK-së për zgjedhjet e 14 shkurtit, Ramush Haradinaj, që synon Presidencën pas këtij procesi, e ka shprehur të hapur idenë e bashkimit me Shqipërinë, nëse nuk do të ketë progres në dialogun me Serbinë, në të cilën do të vinte edhe njohja.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.