E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Raqka  i Korçës bleu  25 MLN Lekë kripë për të shkrirë borën në mes të Gushtit
Publik News

Raqka i Korçës bleu 25 MLN Lekë kripë për të shkrirë borën në mes të Gushtit

Korçarët po  treten nga vapa në Korçë teksa kryetari i bashkisë Sotiraq Filo ka vendosur të blejë 300 ton kripë me taksat e tyre për të shkrirë borën…

Jemi në fillim gushti dhe temperaturat shënojnë mbi 30 gradë celsius. Është akoma e paqartë se për çfarë do e përdorë kripën Raqka në mes të vapës por një gjë është e sigurt: vetëm për të shkrirë borën jo.

Mbase për të bërë gati pastermanë për dimër… por jo për ngricat në mes të gushtit.

Kontrata ka një kohëzgjatje prej 20 ditësh kalendarike që nga lidhja e saj. Që do të thotë se Përparim Agimi, biznesmeni që do i sigurojë Raqkës sasinë e kripës brenda 20 ditëve në fillim gushti do të përfitojë mbi 25 MLN LEKË me TVSH.

Ironik është fakti se Filo ka blerë borë në mes të verës, ndërsa gjatë dimrit kur këto tendera kanë nevojë vërtet për ekzekutim, mungojnë, duke bërë që makinat të ngecin në borë duke u detyruar të përdorin zinxhirë si pasojë e rrugëve të pa pastruara.

Zakonisht pushteti lokal në Shqipëri e tenderon blerjen e kripës për bashkitë përkatëse për shkrirjen e borës nga muaji nëntor në atë mars dhe me çmim më të ulët se 25 MLN Lekë.

1
Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.