E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Rastësia e çuditshme/ Saimir Tahiri anullon konferencën pas dorëheqjes së Xhafajt
Politikë

Rastësia e çuditshme/ Saimir Tahiri anullon konferencën pas dorëheqjes së Xhafajt

Menjëherë pas bërjes publike të dorëheqjes së Fatmir Xhafajt, ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri ka anulluar konferencën e shtypit që kishte paralajmëruar paraditen e sotme.

Nuk dihet nëse Tahiri kishte vendosur të bënte publike fakte për pasardhësin e tij në krye të ministrisë po duket se dorëheqja dhe anullimi i konferencës kanë lidhje të fortë mes tyre.

Xhafaj dhe Tahiri në asnjë moment nuk i kanë fshehur përplasjet mes tyre, ndërsa aludohet se Tahiri ka një dosje me të gjitha shkeljet e qeveritarëve të Ramës. Xhafaj ka akuzuar Tahirin për kanabizimin e vendit, edhe gjatë kohës kur ky i fundit ka qenë ende në detyrë.

Lajmin e dorëheqjes së Xhafajt e ka dhënë pak minuta më parë vetë kryeministri Edi Rama, ndërsa vendin e tij e ka zënë Sandër Lleshi. Xhafaj zëvendësoi Tahirin marsin e 2017-tës, pas protestave të vazhdueshme të PD-së dhe vendosjes së çadrës për tre muaj përpara kryeministrisë.

Xhafaj ka qenë një nga ministrat më të sulmuar të qeverisë Rama për shkak të dënimit të vëllait të tij për çështje droge në Itali.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.