E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Reagon CDU-ja gjermane: Qeveria socialiste e Ramës do të jetë një problem i madh për bashkësinë ndërkombëtare
Bota

Reagon CDU-ja gjermane: Qeveria socialiste e Ramës do të jetë një problem i madh për bashkësinë ndërkombëtare

Profesor Martin Henze, Kryetar i komisionit të Transportit në Këshillin Ekonomik të CDU-së gjermane, shprehet se zgjedhjet e reja në Shqipëri janë domosdoshmëri për vendin dhe ndërkombëtarët. “Qeveria socialiste e Ramës do të jetë një problem i madh për bashkësinë ndërkombëtare. Korrupsioni në Shqipëri në të gjitha sektorët e qeverisë socialiste, Shqipëria është një qendër për trafikimin e drogës, kriminalitetin e rritur, ekonominë e lartë informale, pastrimin e parave të aktiviteteve kriminale, papunësinë e lartë…..”, shkruan Henze në një postim në rrjetin social “linkedin”, ku paraqet disa nga gjetjet kryesore të raportit të Departamentit Amerikan të Shtetit, publikuar së fundmi.

“Zgjedhjet e reja janë të nevojshme në Shqipëri për sigurinë e familjeve shqiptare dhe komunitetit ndërkombëtar”, përfundon ai.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.