E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Reagon kandidati i opozitës Admir Sinamati: Nuk ja dalin dot as me leje as presion me montazhe qesharake
Sot

Reagon kandidati i opozitës Admir Sinamati: Nuk ja dalin dot as me leje as presion me montazhe qesharake

Kandidati i opozitës në Kukës Admir Sinamati ka reaguar sot rreth një montazhi të publikuar në media në lidhje me babain e tij. Sinamati shkruan se makineria e propagandës nuk po “ecën më përpara”, e dje u detyruan të rikthehen edhe njëherë “mbrapa”, për t’u kacavjerrë dëshpërimisht tek zgafellat e sigurimit të shtetit si dikur, duke montuar farsa për të baltosur emrin tonë.

Lajmi i botuar në disa media pranë qeverisë(foto)

Më poshtë vetë personi që është dënuar Baram Gjana ka sqaruar në më yrë shterruese duke hedhur poshtë montazhin dhe sajesat e kandidatit Gjici.

INTERVISTA e PLOTË:

Të gjendur përballë refuzimit përçmues të kuksianëve, pasi u ranë me rradhë të gjitha planet për ta deformuar procesin e zgjedhor me anë të blerjes së votës, presionit dhe mashtrimeve, me anë të një montazhi qesharak, sapo tradhëtuan edhe sloganin e tyre.

Makineria e propagandës nuk po “ecën më përpara”, e dje u detyruan të rikthehen edhe njëherë “mbrapa”, për t’u kacavjerrë dëshpërimisht tek zgafellat e sigurimit të shtetit si dikur, duke montuar farsa për të baltosur emrin tonë.

Vetëm një regjim kriminal si ky e ka moralin e prishur që për dy vota të sulmojë të gjallët me ata që prehen në jetën e përjetshme, të thurin intriga e të trazojnë eshtra të njerëzve që jetuan gjithë jetën me dinjitet!

Ne do u japim përgjigjen e merituar ligjore dhe njerëzore këtyre nekrofilëve që vërtiten si hiena nëpër Kukës, e një ditë, qyteti ynë do pastrohet prej banditëve të porositur nga Tirana për të sulmuar kuksianët e ndershëm!

Avdi Gjana, kryetari i “Shoqatës së të Përndjekurve Politikë”, i përfshirë në grupin e supozuar si i dënuar nga trupa gjykuese, përfshirë babain tim, ka reaguar me neveri duke hedhur poshtë çdo pretendim të bandës në ikje!

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.