E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Reagon ministri Balla për operacionin në Maliq:  Mirënjohje forcave RENEA dhe efektivëve të Korçës, kryen detyrën me përgjegjësi të lartë
Uncategorized

Reagon ministri Balla për operacionin në Maliq: Mirënjohje forcave RENEA dhe efektivëve të Korçës, kryen detyrën me përgjegjësi të lartë

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla ka reaguar pas ekzekutimit të  62-vjeçarit, Ramiz Muçollari nga forcat speciale “RENEA” mëngjesin e së shtunës (12 gusht) në banesën e tij në fshatin Qesarakë të Maliqit.

Balla shkruan se forcat RENEA dhe policia e Korçës kryen detyrën me përgjegjësi të lartë gjatë gjithë natës së mbrëmshme deri sot në mëngjes, duke shtuar se “thirrjeve për tu dorëzuar 62-vjeçari ju kundërvu me përdorimin e armës ndaj efektivëve”.
“Në këto rrethana përcaktimet ligjore janë të qarta dhe Policia e Shtetit zbatoi Ligjin”, shkroi ministri.

Reagimi i ministrit Balla:
🇦🇱 Mirënjohje forcave RENEA dhe atyre të Drejtorisë Vendore të Policisë Korçë për kryerjen e detyrës me përgjegjësi të lartë gjatë gjithë natës së mbrëmshme deri sot në mëngjes në Maliq edhe në kushtet e kërcënimit për jetën, sepse thirrjeve të Policisë së Shtetit, shtetasi që kërkohej të ndalohej, ju kundërvu me përdorimin e armës ndaj policisë.

Në këto rrethana përcaktimet ligjore janë të qarta dhe Policia e Shtetit zbatoi Ligjin.
Dua ta siguroj publikun se çrrënjosja e dhunës ndaj grave dhe dhunës në familje është një detyrë kryesore për ne në bashkëpunim me institucionet e tjera ligjzbatuese dhe me komunitetin në çdo cep të territorit.
Çdo grua, çdo vajzë duhet të ketë besimin se telefonata e saj tek Policia është vendimi i duhur që sjell çlirimin nga makthi dhe fitoren e ligjit mbi padrejtësinë dhe dhunën.
Ç’ndodhi në Maliq

Forcat e policisë kishin mbajtur prej më shumë se 8-orësh të rrethuar banesën e viktimës në fshatin Qesarakë, pasi ky i fundit mbrëmjen e së premtes (11 gusht) plagosi me thikë bashkëshorten dhe djalin e tij, Pëllumbesha e Kamber Muçollari.
Pas plagosjes së dyfishtë Ramiz Muçollari u mbyll në banesë dhe nuk i’u përgjigj thirrjes së policisë Vendore për t’u dorëzuar, por ka qëlluar me mitraloz të lehtë në drejtim të tyre.
Në vendngjarje kanë shkuar Forcat Speciale “Renea”, të cilat kanë marrë nën kontroll perimetrin e afërt të sigurisë, ndërsa policia lokale është pozicionuar në perimetrin e largët të sigurisë.
Përgjatë natës, “Renea”, i ka bërë thirrje për t’u dorëzuar, por 62-vjeçari nuk i është bindur thirrjeve dhe ka vijuar të qëllojë me armë zjarri drejt Policisë.
Në mëngjesin e sotëm, Forcat Speciale kanë mundur të hyjnë deri në katin e dytë të banesës, por Ramiz Muçollari ishte ngjitur në papafingon e banesës dhe ka hapur sëriah zjarr në drejtim të “Renea”.
Përreth një orë ka vijuar shkëmbimi i zjarrit dhe 62-vjeçari ka ndërruar jetë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.