Rezultati : Fitore historike, shqiptarët do drejtojnë Tuzin
Gazeta më e madhe malazeze, Vijesti, raportoi se Koalicioni Forumi Shqiptar ka fituar zgjedhjet në komunën e Tuzit. Gazeta shkruan se ky koalicion ka fituar shumicën e votave në zgjedhjet lokale. Vijesti shkruan se koalicioni shqiptar ka fituar rreth 50 përqind të votave të numëruara. Forumi Shqiptar ka shënuar një fitore të thellë me 3780 vota, PDS ka marrë 2470 vota, SNP 81 vota, Demokratët 236 vota, Social Demokratët 356 vota dhe Boshnjakët 952 vota. Numri total i votave të numëruara është 7875.
Kandidati shqiptar për drejtimin e komunës është Nikë Gjeloshaj. Kryetari i Komunës zgjidhet me shumicë të thjeshtë nga Këshilli Komunal njohur si Parlamenti i Tuzit, që në total ka 32 anëtarë.
Në anën tjetër, Partia Demokratike e Socialistëve, e Presidentit Milo Gjukanovic, garoi më vete, ndërsa kandidatë kanë paraqitur edhe Partia Socialiste Popullore, Demokratët dhe Social Demokratët.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



