Rigerta ishte shuplaka me publike dhe e thene troc
Alma Cupi
Rigerta nuk i perlot dot deputetet tane. E degjova ne you tube fjalimin e Rigertes. E kam takuar kur ishim te ftuara ne nje emision televiziv. Madje lame te bejme nje Histori Shqiptare.
Historia e saj eshte si e shume te tjereve, qe takoj fshatrave. Fjalimi I saj perlot cdo qenie njerezore, por jo deputetet. Ne te gjitha fshatrat jug-veri, afer apo larg rrugeve kryesore,deputetet zhduken pasi marrin votat.
Ka ndonje perjashtim te ndonje rruge te rregulluar kur fshati ka nje fis te lidhur fort me forcen qe qeveris. Fshati nuk u hyn ne pune deputeteve. E dine dhe e kane ditur me kohe realitetin. Lotet ju siguroj se nuk i prekin. Jane bere aq shume lot, sa eshte kthyer ne kuje.
Fshati ka prekur fundin. Une e di pse qau Rigerta. Ajo vajze e paket ne trup ju siguroj se nuk eshte vajze qe qan. Forca e saj eshte sa gjithe deputetet aty. Rigerta qau se nuk sheh shprese. Ajo nxorri lotin e kujes te te gjithe atyre qe duan te jene ne token e tyre.
Rigerta qau se sheh qe hidhen miliona per pedonalen e Rubikut, Rreshenit, Fushe Arrezit, qytete ku nuk ka njerez qe shetisin si ne Tirane. Qytete fantazme. E gjitha per imazhin turistik. E megjithate turistet nuk ndalojne pedonaleve, se bota na e kalon me pedonale,por ngjiten fshatrave. Rigerta qan se miliona euro u jane dhene atyre qe nuk kane nje dhi, nje lope apo dele.
Miliona euro per fidane qe nga fidane arre u kane dale shkurre. Ata deputete nuk meritojne as t’i shohin lotet e Rigertes. Ata u shtangen jo se u preken, por nuk e prisnin. Rigerta ishte shuplaka me publike dhe e thene troc
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



