E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Rikthehet nga dëmtimi, Umtiti frikëson sërish Barcelonën
Sport

Rikthehet nga dëmtimi, Umtiti frikëson sërish Barcelonën

Sapo është rikthyer nga dëmtimi, por Umtit ka frikësuar edhe një herë Barcelonën.

Situata në kampin e katalanëve është komplikuar me ngjarjet e fundit, dhe super mbrojtësi Umtiti mund të largohet nga skuadra.

‘Sport’ raporton se asnjë skenar nuk përjashtohet kur është në pyetje e ardhmja e francezit me Barcelonën.

Mbrojtësi i Barcelonës dëshiron që të ketë një vend startues në formacionin e Ernesto Valverde, pas rikthimit nga lëndimi.

Megjithatë, lojtari veçse e di se për fazën finale të garave, do të jetë Clement Lenglet ai që do të jetë startuesi.

Situata për francezin do të vështirësohet edhe më shumë në rast se katalanët do të transferojnë yllin e Ajax Amsterdam, Matthijs De Ligt.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.