E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Rilindja një dekadë në qeverisje,   akoma nuk ka përfunduar Unazën e Tiranës
Lajme

Rilindja një dekadë në qeverisje, akoma nuk ka përfunduar Unazën e Tiranës

Në Unazën e Madhe të Tiranës vijojnë punimet në lotet e saj dhe me përfundimin e tyre do të lehtësohet trafiku dhe shkurtohen distancat për mjetet që kalojnë tranzit në kryeqytet, apo lëvizin nga periferia jashtë tij.

Kryeministri Edi Rama  të dielën ka shpërndarë foto nga puna që vijon në Unazën e Madhe të Tiranës, loti 2 ku shkruan se tashmë ka nisur montimi i trarëve.

Gjithashtu ai shprehet se punimet pritet të përfundojnë brenda muajit korrik.

Aktualisht punimet janë në fazën e zbatimit të dy segmenteve që plotësojnë Unazën e Madhe të Tiranës, pjesën nga rrethrrotullimi “Shqiponja” te Bulevardi i Ri dhe aksin nga Bulevardi i Ri në Shkozë.

Në këtë aks parashikohet të ndërtohen vepra arti dhe rrugë dytësore të cilat do të lidhin unazën me zona të tjera të kryeqytetit.

Unaza e Madhe e kryeqytetit përbën një segment prej 27 kilometrash të gjatë. Përfundimi i saj në vitin 2023 lehtëson trafikun brenda Tiranës, ndërsa e lidh kryeqytetin me të gjitha rrugët dalëse kombëtare.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.