ROMEO DHE ZHULIETA

Nëse dy të dashuruarit e famshëm shekspiranë, për të mbrojtur dashurinë e tyre nga gojët e liga, do të kishin mbjellë nga një pemë nuk do të kishin vdekur.
Edhe Shekspiri i madh nuk do të mundohej për të shkruar tragjedinë.
Kjo më shkoi në mendje teksa shihja dy kryebashkiakët – njëri i Tiranës dhe tjetri i Veronës – tërë nur e të qeshur, të kollarisur por mëngëpërveshur, duke mbjellë pemën e dashurisë …
Po të ringjallej Shekspiri me siguri që tragjedinë e tij do ta kthente në komedi dhe ngjarjet do t’i zhvendoste nga Verona në Tiranë.
Komedi pa Romeo, pa Zhulietë, me dashuri fallco dhe me pemë sa për pordhë.
Pemë pa koqe, domethënë…
Komedi pa Romeo, pa Zhulietë, me dashuri fallco dhe me pemë sa për pordhë.
Pemë pa koqe, domethënë…
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



