E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Rrahimi i jep 1 MILIARD Lekë oligarkut Ramazan Kalia para zgjedhjeve në Dibër
Lajme

Rrahimi i jep 1 MILIARD Lekë oligarkut Ramazan Kalia para zgjedhjeve në Dibër

Pak ditë para ardhjes së 11 majit, dibrani Rahim Spahiu  si gjithmonë po përdor si mjet  financimi-paratë publike, për të siguruar vota për zgjedhje.

Spahiu ka shpallur fitues të një tenderi të majmë prej 1 MILIARD Lekësh për rikonstruksionin e shkollës 9-vjeçare “Demir Gashi” oligarkun dibran Ramazan Kalia.

Tenderi është shënuar me Flamur të Kuq për shkelje të barazisë në tender, pasi të gjitha kompanitë e tjera pjesëmarrëse janë skualifikuar nga procedura e prokurimit për motive qesharake.

Kompania fituese është LIQENI VII SHA, zotëruese e koncesionit të HEC-it mbi lumin Seta, me pronar oligarkun dibran Kalia.

Tenderi është paracaktuar për Kalinë. Nëse i hedhim një sy arsyeve të skualifikimit të kompanive të tjera pjesëmarrëse në garë, tenderi është formuluar me kritere fituese për kompaninë e oligarkut dibran, i njohur si financues i PS, një ndër klientët e vjetër përfitues të tenderave publikë në miliarda lekë.

Lidhjet klienteliste të kryebashkiakut socialist do sigurojnë një dorë të mirë votash për Dibrën me 11 Maj. Por ironia qëndron në faktin se paratë e dibranëve i përdor për t’ia dhënë oligarkëve dhe populli prapë del i vjedhur.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.