E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Rrëfehet Erjon Alibej: Doja me çdo kusht të eleminoja Talo Çelën
Uncategorized

Rrëfehet Erjon Alibej: Doja me çdo kusht të eleminoja Talo Çelën

I penduari i drejtësisë, Erjon Alibej, ka dhënë sot dëshmi tronditëse përpara autoriteteve, duke pranuar se ka qenë financues dhe organizator në disa ngjarje të rënda kriminale.

Alibej deklaroi se ka porositur vrasjen e Dorian Shkozës, pasi kishte si objektiv eliminimin e të shumëkërkuarit Talo Çela. Ai po ashtu pranoi se ka qenë pjesëmarrës në vrasjen e Besian dhe Viktor Haxhia, si dhe në ekzekutimin e Emiljano Ramazit dhe Regis Runajt, ndërsa ka marrë pjesë edhe në vrasjen e Bujar Çelës.

“Jam financues në vrasjen e Dorjan Shkozës. Jam pjesëmarrës në vrasjen e Besian dhe Viktor Haxhia, në vrasjen e Emiljano Ramazit e Regis Runajt, dhe në atë të Bujar Çelës,” deklaroi ai gjatë dëshmisë.

Alibej tregoi se më parë kishte qenë i dënuar për trafik droge në vitet 2010-2011, ndërsa nga burgu kishte dalë në vitin 2013. Sipas tij, urdhri për vrasjen e Shkozës kishte ardhur pasi besonte se ky i fundit kishte marrë pjesë në ekzekutimin e familjarëve të tij, informacion që ia kishte dhënë Nuredin Dumani.

Sa i përket vrasjes së Anxhelo Avdias, Alibej tha se për të kishte mësuar vetëm nga mediat dhe se nuk kishte njohuri të mëparshme për viktimën. Ai shtoi gjithashtu se kishte përdorur aplikacionin EncroChat që prej vitit 2016-2017 për komunikime të koduara.

Erjon Alibej: Jam financues në vrasjen e Dorjan Shkozës. Jam pjesëmarrës në vrasjen e Besian dhe Viktor Haxhia. Jam pjesëmarrës në vrasjen e Emiljano Ramazit dhe Regis Runajt. Dhe në vrasjen e Bujar Çelës. Kam qenë i dënuar më parë për trafik droge, në 2010-2011. Për këtë çështje jam arrestuar dhe kam dal nga burgu në 2013. Kemi qenë një grup i dënuar për këtë çështje, mes tyre dhe vëllai im i ndjerë. Vrasjen e Dorjan Shkozës e kërkova sepse me çdo kusht doja Talo Çelën. Nga komunikimi që unë kisha me Nuredninin, unë disa persona nuk i njihja që ishin pjesëtarë në vrasjen e familjarëve të mi. E mësova nga Nuredin Dumani që Dorjan Shkoza ka marrë pjesë në ekzekutimin e familjarëve të mi. Nuredin Dumani me dukej i besuar sepse më korespondonin të dhënat. Nuredini Dumani nuk më tregoi ndonjë dokument për Dorjan Shkozën, por thëniet e tij më bindën. Lidheshin rrethanat, sepse Nuredini më tha kane qenë dy makina. Ndaj familjarëve të mi është qëlluar me dy automjete. Për vrasjen e Anxhelo Avdia e mora vesh përmes televizorit mos gaboj. Nuk kisha dëgjuar më parë për Anxhelo Avdinë. Nuredini më tha që ai ishte pjesë e grupit kundërshtuar, i Talo Çelës. Enchro Chatin e kam përdorur që kur është hedhur në treg. Rreth vitit 2016-2017 e kam nisur përdorimin.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.