Rrëzohet helikopteri që shuante zjarrin, vdes piloti
Një helikopter i cili ishte angazhuar në shuarjen e zjarreve në New South Wales të Australisë është rrëzuar e piloti ka humbur jetën, transmeton ANadolu Agency (AA).
![]()
Njësiti zjarrfikës njoftoi se helikopteri është rrëzuar gjatë shuarjes së zjarrit në zonën Ulladulla, pasi është përplasur me një dru. Akoma nuk është bërë i ditur identieti i pilotit.
Zëdhënësi i Zyrës për Siguri të Trafikut Ajror, Peter Gibson, deklaroi se në helikopter ndodhej vetëm piloti.
Të enjten në këtë rajon u rrokullis edhe një makinë e zjarrfikësve dhe me këtë rast katër zjarrfikës u lënduan. Zjarri ka shpërthyer dy ditë më parë dhe deri më tani janë djegur dy shtëpi.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



