E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Rriten tensionet/ Presidenti i Iranit i përgjigjet ashpër SHBA-së: Po synoni…
Bota

Rriten tensionet/ Presidenti i Iranit i përgjigjet ashpër SHBA-së: Po synoni…

Presidenti i Iranit, Hassan Rohani ka nisur deklarata të ashpra drejt Shteteve të Bashkuara pas vendimit të këtyre të fundit për rivënie të sanksioneve.

Ai e ka përshkruar këtë masë, që ka nisur së zbatuari në mesnatë, si “luftë psikologjike”, e cila synon “të krijojë ndasi në mes të iranianëve”.

Sanksionet prekin një mori sektorësh, derisa në masat e mëtutjeshme pritet të jetë cak edhe tregtia me naftë.

Bashkimi Evropian është deklaruar kundër këtyre masave, duke premtuar se do të mbrojë kompanitë që bëjnë “biznes legjitim”.

Ky hap i SHBA-së ka ndodhur pas vendimit të presidentit amerikan, Donald Trump për t’u tërhequr nga pakti bërthamor që Teherani ka nënshkruar me gjashtë fuqi botërore.

Marrëveshja, e negociuar gjatë presidencës së Barack Obamas, parasheh lirim të sanksioneve për Iranin në këmbim të frenimit të aktivitetit bërthamor.

Presidenti Trump pati deklaruar se pakti është i “njëanshëm” dhe se ai beson që sanksionet e vëna do ta detyrojnë Iranin të pajtohet për krjimin e një pakti të ri dhe t’i japë fund aktiviteteve “të dëmshme”. REL

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.