E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Rritet edhe çmimi i shalqirit
Lajme

Rritet edhe çmimi i shalqirit

Reshjet e shiut gjatë pranverës kanë dëmtuar shumë prodhime bujqësore në vendin tonë.

Në Lushnje, për shkak të motit të keq që dëmtoi të mbjellat, çmimi i shalqirit është rritur.

Prodhuesit e shalqirit këtë vit kanë nxjerrë në treg edhe hibridin lëkurë hollë i cili shkon deri në 5 kilogramë një kokërr.

Tregtarët e Lushnjes e shesin shalqirin me shumicë me çmim nga 35 në 40 lekë ndërsa pakica shkon deri në 50 lekë.

Ata thonë çmimi është më i lartë krahasuar me një vit më parë pasi sasia është ulur për shkak të motit të pafavorshëm.

Gjatë këtyre ditëve në tregun me shumicë të Lushnjes shiten mbi 50 kuintal shalqi pa llogaritur prodhimin që shkon për eksport. Kjo sasi pritet të rritet gjatë korrikut ku prodhimi arrin pikun.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.