E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Rruga e Arbrit e bllokuar: Një ferr për qytetarët që udhëtojnë drejt verilindjes
Lajme

Rruga e Arbrit e bllokuar: Një ferr për qytetarët që udhëtojnë drejt verilindjes

 

Çuditërisht, nuk raportohet për reshje dëbore apo dëmtime infrastrukturore që të justifikonin këtë ndërprerje të papritur. Megjithatë, bllokime të tilla janë bërë tashmë një fenomen i zakonshëm në këtë aks të rëndësishëm, duke vështirësuar jetën e qindra qytetarëve që udhëtojnë për punë, familje apo nevoja të tjera emergjente.

Familjet me fëmijë të vegjël dhe të moshuar, të bllokuar në këtë situatë absurde, kërkojnë zgjidhje të menjëhershme. Përse një rrugë që u promovua si një prej veprave më madhore të infrastrukturës vazhdon të mbetet një simbol i kaosit dhe keqmenaxhimit? Përse autoritetet heshtin, duke mos dhënë asnjë sqarim për qytetarët?

Kjo nuk është hera e parë që ndodh një situatë e tillë, dhe çdo herë, ata që e vuajnë janë njerëzit e zakonshëm. Është koha që Ministria e Infrastrukturës dhe ARRSH të japin përgjigje konkrete përse një rrugë me rëndësi strategjike për Shqipërinë është bërë sinonim i problemeve të pafundme. Ndërkohë që miliona euro janë shpenzuar për ndërtimin e saj, qytetarët ende përballen me mbyllje të papritura, devijime absurde dhe rreziqe të shumta.

A do të ketë ndonjëherë përgjegjësi? Apo qytetarët do të vazhdojnë të jenë viktima të papërgjegjshmërisë së institucioneve?

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.