E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
RTSH i anulon tenderin Renis Tërshanës se Credins
Denoncime

RTSH i anulon tenderin Renis Tërshanës se Credins

S’na vërtetoi që nuk ka qenë i dënuar

Tenderi i RTSH për dekoderat – një histori e qepur dhe e grisur në dëm të publikut

Tenderi 9.1 milionë euro për shërbimin e mirëmbajtjes së rrjetit të shpërndarjes DVB-T2 të RTSH-së është kthyer këtë vit në shembullin më tipik të asaj se si politika dhe biznesi ndeshen, përplasen dhe në fund gjejnë mënyra për të bërë pazare në kurriz të interesit publik.

Nga “kostum i qepur” për Tërshanën, te anulimi i befasishëm

Në qershor 2025, pas një gare të gjatë me ankesa dhe kundërshtime, kompania “R&T” e biznesmenit Renis Tërshana u shpall fituese paraprake e tenderit nga RTSH. Sipas shumë zërave, procedura ishte dizajnuar që në fillim si një “kostum me porosi” për Tërshanën, në kohën kur RTSH drejtohej nga Aurora Polo. Por pas ardhjes së administratës së re në krye të institucionit, skenari ndryshoi: tenderi u anulua dhe më pas u rishpall.

Tërshana iu drejtua Komisionit të Prokurimit Publik (KPP), i cili i dha të drejtë dhe urdhëroi RTSH-në ta shpallte atë fitues. Vendimi i KPP-së tregonte qartë se skualifikimi paraprak ishte bërë në kundërshtim me ligjin. Megjithatë, në vend që të zbatonte urdhrin, RTSH zgjodhi një tjetër rrugë: anuloi sërish tenderin me arsyetimin se kompania “R&T” nuk kishte dorëzuar brenda afatit disa dokumente ligjërisht të detyrueshme, përfshirë vërtetimin që provon se nuk ka qenë subjekt i dënuar penal, certifikatën e pagesës së taksave vendore dhe ekstraktin e pronarit përfitues.

Intriga dhe dyshime mbi pazaret në KPP

Ky vendim i fundit bie ndesh me urdhrin e KPP-së dhe hedh dritë mbi intrigat e shumta që kanë shoqëruar procedurën. Përplasjet e RTSH me KPP-në ngrenë dyshime të forta se tenderi ishte i paracaktuar, por ndryshimet në drejtim e prishën marrëveshjen e heshtur.

Në garë figuron edhe një ofertues tjetër, kompania “Idea-Tel” e Idlir Karkinit, i cili është shpallur në kërkim nga prokuroria pas një skandali tokash në vitin 2018.

Çfarë pritet?

Me anulimin e sotëm, RTSH e ka shpallur procedurën “të pavlefshme” duke pretenduar se nuk është paraqitur asnjë ofertë e përshtatshme. Pyetja që lind është: a do të rishpallet ky tender i majmë, apo anulimi i tij është një vendim përfundimtar?

Një gjë është e qartë: tenderi i dekoderave të RTSH ka zbuluar edhe një herë se si fondet publike përdoren si fushë-betejë mes klaneve politike dhe ekonomike, ku humbësi i vetëm mbetet qytetari shqiptar.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.