E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Rudina Hajdari- Ramës: Ke frikë se mos Bushati, Majko dhe Xhafaj…
Politikë

Rudina Hajdari- Ramës: Ke frikë se mos Bushati, Majko dhe Xhafaj…

Rudina Hajdari, kryetarja e Grupit Parlamentar të Demokratëve në Parlament ka kërkuar nga kryeministri Rama që të “hapë krahun” në rast se nuk pranon të ndryshojë sistemin.

Hajdari ka thënë se Rama ka frikë nga ndryshimi i sistemit zgjedhor për shkak se Ditmir Bushati apo Pandeli Majko mund të marrin më shumë vota se kryeministri në zgjedhje.

Në përgjigje të fjalës së mbajtur nga Kryeministri Rama, ajo teksa e ka cilësuar atë si “delja e zezë”, ka thënë:

Pikërisht ai që e mbante vendin peng, që u kanabizua vendi dhe nuk pati asnjë përgjegjës. Duhet të thoshte sot se Shqipëria e humbi anijen e BE që në 2013, kur mund të behej pjesë; duhet të thoshte se ai është i paaftë dhe partia e tij nuk mbjell dot shpresë; duhet të thoshte që që do hap krahun dhe do ndyshoj sistemin e të mos ketë frikë nga sistemin, pse ke frikë zoti Rama, pse ke frikë nga listat e hapura, ke frikë se mos Ditmir Bushati do të votohej me shumë se ti, se Xhafaj do votohej më shumë, se Majko do merrte me shumë vota se ti sot? Se jeni ju që e ke i ndryshuar kabinetin, që e diktoni këtë qeveri pa asnjë socialist të vërtetë

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.