E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
ruse konfirmon raundin e dytë të bisedimeve mes Moskës dhe Kievit
Bota

ruse konfirmon raundin e dytë të bisedimeve mes Moskës dhe Kievit

Një raund i dytë bisedimesh midis delegacioneve të Rusisë dhe Ukrainës është planifikuar për nesër, e mërkurë, 2 mars 2022.

Lajmi është konfirmuar nga agjencia shtetërore ruse e lajmeve Tass, që ka cituar një burim nga pala ruse.

Raundi i parë i bisedimeve që u zhvillua pranë kufirit Bjellorusi-Ukrainë të hënën përfundoi pas rreth gjashtë orësh pa ndonjë përparim, por të dyja palët ranë dakord për një raund pasues në ditët në vijim.

Nga pala ukrainase deri tani nuk ka asnjë reagim mbi raundin e dytë te bisedimeve.

Ndërkohë pushtimi rus në Ukrainë ka hyrë në ditën e saj të gjashtë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.