E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Rusia bën veprimin e papritur ndaj Ukrainës
Bota

Rusia bën veprimin e papritur ndaj Ukrainës

16 shkurti ishte caktuar data sipas paralajmërimeve amerikane se Rusia mund të sulmonte Ukrainën.

Por ministria ruse e Mbrojtjes tha se disa trupa të vendosura pranë kufirit me Ukrainën po kthehen në bazat e tyre pas përfundimit të stërvitjeve.

Kancelari gjerman Olaf Scholz viziton sot Moskën, për bisedime me presidentin Vladimir Putin, në përpjekjen më të fundit të Perëndimit për të bindur Kremlinin të zgjedhë diplomacinë mes përshkallëzimit të tensioneve në kufirin me Ukrainën.

Ndërsa Moska njofton se po tërheq disa trupa nga kufiri ukrainas, vjen një reagimin nga ministria e jashtme e vendit.

Zëdhënësja Maria Zakharova shkroi në Telegram: “15 shkurt 2022 do të hyjë në histori si dita kur dështoi propaganda e luftës perëndimore. Ata janë turpëruar dhe shkatërruar pa u gjuajtur asnjë e shtënë”.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.