E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Rusia bllokon hapësirat ajrore për kompanitë britanike
Bota

Rusia bllokon hapësirat ajrore për kompanitë britanike

Linjat ajrore të Britanisë së Madhe nuk do të mund të ulen më në aeroportet ruse dhe të kalojnë hapësirën e saj ajrore.

Rregullatori i aviacionit civil në Rusi mori këtë vendim, pasi Britania e Madhe bllokoi kompaninë kombëtare ruse Aeroflot, duke mos e lejuar të ulej në aeroportet britanike, si pjesë e sanksioneve.

Ndalesa britanike ka qenë pjesë e sanksioneve të prezantuara në përgjigje të pushtimit rus në Ukrainë. Hapësira ajrore e Ukrainës është mbyllur të enjten, pasi forcat ruse kanë nisur pushtimin në këtë shtet.

Para se Rusia të bënte të ditur këtë vendim, kompania që zotëron linjën British Airways, ka thënë se është duke shmangur hapësirën ajrore ruse.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.