Rusia godet me raketa dhe dronë Kievin
Sipas Kyiv Independent, sulmi ndodhi vetëm pak orë pasi presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky kishte paralajmëruar për një tjetër ofensivë të gjerë kundër kryeqytetit.
Shefi i administratës ushtarake të Kievit, Tymur Tkachenko, bëri të ditur se një ndërtesë banimi në lagjen Podilskyi u dëmtua rëndë, me katet e shtatë deri në të nëntin që u shembën pjesërisht pas goditjes nga një raketë. Pamjet e publikuara në rrjetet sociale tregojnë një pjesë të fasadës së ndërtesës të rrëzuar nga shpërthimi.
Sipas autoriteteve ukrainase, edhe disa ndërtesa të tjera banimi në lagjen Podilskyi u goditën, ndërsa tre pallate të tjera pësuan dëmtime në lagjen Darnytskyi.
Brenda kufijve të qytetit të Kievit, autoritetet raportuan të paktën tre viktima dhe shtatë të plagosur. Ndërkohë, në komunitetet përreth kryeqytetit, në rajonin e Kievit, guvernatori rajonal Mykola Kalashnyk njoftoi se një person humbi jetën dhe 10 të tjerë mbetën të plagosur.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



