Rusia :Po përgatitemi për luftë!
Rusia ka paralajmëruar se është ‘duke u përgatitur për luftë’ pasi Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump njoftoi se do të tërhiqet nga një traktat raketor bërthamor të kësaj jave.
Zyrtari i lartë i kontrollit të armëve ruse, Andrei Belousov e bëri deklaratën pasi Rusia humbi një votë në OKB për të mbledhur mbështetje nga kombet e tjera për Traktatin e Reduktimit të Forcave Bërthamore.
Belusov tha pas votimit:
Kohët e fundit në këtë takim, Shtetet e Bashkuara kanë thënë se Rusia po përgatitet për luftë…Po, Rusia është duke u përgatitur për luftë, e kam konfirmuar. Ne jemi duke u përgatitur për të mbrojtur atdheun tonë, integritetin tonë territorial, parimet tona, vlerat tona, njerëzit tanë – ne jemi duke u përgatitur për një luftë të tillë.”
Belusovi e mbrojti retorikën e tij “të zjarrtë” duke argumentuar se veprimet e Rusisë ishin thjesht rezultat i agresionit të Trump mbi traktatin.
Gjatë takimit të mbajtur ditën e premte, 31 vende votuan në favor të mbështetjes së traktatit, 55 kundër dhe 54 abstenuan.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



