Sadri Abazi do të ndërtojë kullat me 40 kate në Bulevardin e Ri

Projekti fitues është ai i studios Fuksas për qendrën e re e konventave

Studio italiane Fuksas ka fituar konkursin për ndërtimin e Qendrës së re të Konventave dhe Panaireve në Tiranë. Projekti i tyre përshkruan një qendër kongresesh 12 mijë metra katrorë, dy kulla me 40 dhe 25 kate respektivisht, si dhe një hapësirë komerciale prej 23 mijë metrash. Kompania ndërtuese për këtë projekt është Usluga e Sadri Abazit. Kulla e parë do të jetë një kompleks banimi me 40 kate dhe lartësi prej 136 metrash, ndërsa kulla e dytë do të shërbejë si hotel me 25 kate. Projektet e Fuksas dhe studios çeke Chybik+Kristof u shpallën si finalistë, por projekti i Fuksas u shpall fitues. Ndërtimi i Qendrës së re do të rezultojë në prishjen e Pallatit të Kongreseve, një monument kulture që ka funksionuar për organizimin e kongreseve të Partisë së Punës dhe festivaleve. Pallati i Kongreseve u ndërtua në vitet 1982-1986 dhe vazhdon të jetë një ndërtesë shumëfunksionale që përshtatet me aktivitetet e zhvilluara në të.

Publikuar nga Publik Media