E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Samiti i BE/ EuObserver: Greqia nuk ka ftuar Ramën
Bota

Samiti i BE/ EuObserver: Greqia nuk ka ftuar Ramën

Mediat e Brukselit i bëjnë jehonë samitit të sotëm mes vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe drejtuesve të BE.

Samiti do mbahet në Athinë në kuadër të Deklaratës së Selanikut, që i hapi rrugën integrimit të rajonit.

Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis është organizatori i këtij takimi në kuadër të 20-vjetorit të Deklaratës së Selanikut.

Edhe pse nuk është konfirmuar, mendohet se në samit do jetë i pranishëm edhe lideri ukrainas, Volodymyr Zelensky.

Një nga agjencitë kryesore të Brukselit, EuObserver shkruan se në samit nuk do jetë i pranishëm kryeministri shqiptar, Edi Rama, pasi nuk është ftuar.

Portali shkruan se mungesa e ftesës reflekton pikën e ulët të marrëdhënieve diplomatike mes Athinës dhe Tiranës.

Sipas EuObserver, shkak për këto tensione është bërë arrestimi i Fredi Belerit, kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.