E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Së shpejti Whats App, sms private dhe në grup
Uncategorized

Së shpejti Whats App, sms private dhe në grup

Whats App është duke punuar që të përditësoje aplikacionin, duke sjellë një ndryshim të madh sa u takon bisedave në grup.

“WABetainfo” thotë se ky përditësim do t’u mundësojë përdoruesve që në një bisedë grupi, t’u adresohen privatisht anëtarëve të veçantë të tyre, ndërsa anëtarët e tjerë thjesht do të njoftohen për një mesazh të ri, por nuk do të jenë në gjendje që ta lexojnë atë.

Kjo është një kërkesë e hershme e përdoruesve, por edhe një objektiv i kompanisë, që synon që përmes kësaj të luftojë edhe spam-et.

Sa u takon përdoruesve, ky përditësim do t’u mundësojë atyre që të dërgojnë në një grup një mesazh që dëshirojnë ta marrë vetëm një apo disa persona të caktuar, pa e shpërndarë atë për të gjithë grupin.

Së bashku me këtë risi, përflitet gjithashtu se do të mbërrijnë dhe 4 risi të tjera.

“WABetainfo” thotë se deklasifikimi i informacionit në lidhje me karakteristikat që shfaqen në versionin e ri testimit të ËhatsApp, dhe ndoshta do të zbatohet në një prej lançimit.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.