Serbët e Bosnjes i bëjnë murale me tre gishta terroristit serb që u vra në Kosovë
Në shkollën fillore “Sveti Sava” në Bijeljina, Bosnje ku është i pranishëm komuniteti serb është realizuar një mural që paraqet një nga anëtarët e grupit të terroristëve që sulmuan Policinë e Kosovës më 24 shtator.
Kjo pikturë gjigante murale është vendosur në një hapësirë të hapur të shkollës “Sveti Sava” dhe ka ngjallur shumë debate në lidhje me miratimin nga autoritetet vendore dhe autorësinë e saj.
Muralja paraqet figurën e Stefan Nedeljkoviç me tre gishta të ngritur një simbol që ka nënkupton serbët shovinistë dhe masakrat e kryera ndër vite nga ky popull.
Përreth Nedeljkoviç në mural, shihet pylli dhe disa shtëpi, që mund të lidhen me vendngjarjen e sulmit në të cilin mori pjesë.
Më 24 shtator pas një sulmi terrorist ndaj policisë së Kosovës humbi jetën oficeri i policisë Afrim Bunjaku.
Trupat speciale të policisë kosovare reaguan dhe arritën të neutralizonin tre sulmuesit: Stefan Nedeljkoviç, Bojan Mijailoviç dhe Igor Milenkoviç.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



